Skip to content Skip to footer

System Tracker PP-AL

Sistemi Tacker është një material termoizolues i specializuar, i dizajnuar për aplikime në sistemet e ngrohjes qendrore në dysheme. I përbërë nga polistiren (EPS I ngjitur nga nje folje nga polipropilen e qëndrueshme (PP) dhe një shtresë reflektuese alumini, e cila ndihmon në rritjen e efikasitetit termik duke reflektuar nxehtësinë drejt sipërfaqes së dyshemesë. Struktura e tij mundëson vendosje të lehtë të tubacioneve dhe ofron izolim të lartë termik dhe akustik.

•Përputhshmëri e lartë me sistemet moderne të ngrohjes radiante
•Sipërfaqe me rrjetë për vendosje precize të kapëseve (tacker)
•Rezistencë ndaj lagështisë dhe presionit
•Përmasa të ndryshme sipas nevojës së projektit
Polisteri mund te jet EPS 80, EPS 100, EPS 120


Karakteristikat Kryesore
⁠ ⁠Izolim superior termik që ndihmon në zvogëlimin e humbjeve të energjisë.
•⁠ ⁠Shtresë sipërfaqësore me grafikë rrjeti që lehtëson vendosjen e tubave dhe garanton saktësi në instalim.
•⁠ ⁠Sipërfaqe rezistente ndaj lagështirës dhe shtypjes, për jetëgjatësi të lartë dhe stabilitet strukturor.
•⁠ ⁠I përshtatshëm për përdorim me makinat e tacker-it, për fiksim të shpejtë dhe të sigurt të tubave.
•Disponueshmëri në trashësi të ndryshme, për të përmbushur kërkesat specifike të izolimit sipas projektit.
Përdorim: Ideal për ndërtesa banimi, komerciale dhe industriale, ku kërkohet ngrohje efektive dhe ekonomike në dysheme.


Dimensionet e produktit
Tacker Roll ofrohet në formë rrotulle me dimensionet standarde:
•⁠ ⁠Gjerësi: 1 metra
•⁠ ⁠Gjatësi: 10 metra
Tacker Plate:
Gjersia: 1.meter
Gjatesia 2.meter

•⁠ ⁠Trashësi: në dy variante – 2 cm dhe 3 cm, në varësi të kërkesave të izolimit termik.
 
Për lehtësimin e instalimit dhe lidhjes së pjesëve ndërmjet tyre, materiali është i pajisur me një shirit ngjitës anësor (dyanshëm) me gjerësi 2 cm në pjesën e sipërme, i cili mundëson një bashkim të fortë dhe të qëndrueshëm mes rrotullave, duke eliminuar nevojën për ngjitje shtesë.
ThemeRex © 2025. All Rights Reserved.