Skip to content Skip to footer

System Tracker PP

Sistemi Tacker është një material termoizolues i specializuar, i dizajnuar për aplikime në sistemet e ngrohjes qendrore në dysheme. I përbërë nga polistiren (EPS) I veshur me nje pelhur Polypropylen tri shtresore, e cila ndihmon në rritjen e efikasitetit termik duke reflektuar nxehtësinë drejt sipërfaqes së dyshemesë. Struktura e tij mundëson vendosje të lehtë të tubacioneve dhe ofron izolim të lartë termik dhe akustik.

Avantazhi kryesor i pllakave me PP është niveli i lartë i rezistencës ndaj grisjes së shtresës së sipërme të pllakës (pëlhurës). Kjo është veçanërisht e rëndësishme në rastin e tubave me një shtresë që kërkojnë ankorim më të fortë në izolim
Polisteri mund te jet EPS 80, EPS 100, EPS 120

Karakteristikat kryesore:
•⁠ ⁠Izolim superior termik që ndihmon në zvogëlimin e humbjeve të energjisë.
•⁠ ⁠Shtresë sipërfaqësore me grafikë rrjeti që lehtëson vendosjen e tubave dhe garanton saktësi në instalim.
•⁠ ⁠Sipërfaqe rezistente ndaj lagështirës dhe shtypjes, për jetëgjatësi të lartë dhe stabilitet strukturor.
•⁠ ⁠I përshtatshëm për përdorim me makinat e tacker-it, për fiksim të shpejtë dhe të sigurt të tubave PEX-PERT
•Disponueshmëri në trashësi të ndryshme, për të përmbushur kërkesat specifike të izolimit sipas projektit.
Përdorim: Ideal për ndërtesa banimi, komerciale dhe industriale, ku kërkohet ngrohje efektive dhe ekonomike në dysheme.

Dimensionet e produktit:
Tacker Roll ofrohet në formë rrotulle me dimensionet standarde:
•⁠ ⁠Gjerësi: 1. metra
•⁠ ⁠Gjatësi: 10 metra
•⁠ ⁠Trashësi: në dy variante – 2 cm dhe 3 cm, në varësi të kërkesave të izolimit termik.
Tacker Plate:
Gjersia: 1. meter
Gjatesia 2. meter

Për lehtësimin e instalimit dhe lidhjes së pjesëve ndërmjet tyre, materiali është i pajisur me një shirit ngjitës anësor (dyanshëm) me gjerësi 2 cm në pjesën e sipërme, i cili mundëson një bashkim të fortë dhe të qëndrueshëm mes rrotullave, duke eliminuar nevojën për ngjitje shtesë.
ThemeRex © 2025. All Rights Reserved.